Mungojnë vrojtuesit e plazhit. Çifti nga Kosova rrezikon jetën në Velipojë

Një çift nga Kosova kanë rrezikuar seriozisht jetën teksa kanë qenë duke bërë plazh në Velipojë.

Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë parë çiftin teksa kërkonte ndihmë dhe kanë ndërhyrë, pasi në të gjithë vijën bregdetare mungojnë rojet e plazhit në kullat e vrojtimit. Menjëherë është lajmëruar shërbimi i ambulancës që me të mbërritur ka transportuar çiftin në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore dhe as identiteti i tyre.

Me gjithë premtimet e Ministrisë së Turizmit për projektin e vrojtuesve të plazhit, ata mungojnë ende në shumë zona plazhi.