Mos i hidh ura zjarrit të përçarjes mes shqiptarëve

Nga Dritan Kaba –

Mos i hidh ura zjarrit të përçarjes mes shqiptarëve. Flaket e ferrit do te duken si vale deti!

Perçarja dhe vllavrasja qe do te sjellesh mes shqiptareve do te jete mallkimi me i madh qe do te kesh mbi koke, Edi.

E nise me planin tend te shperberjes se kufijve te Kosoves. A thua se t’i kishte lene trashegim daja!

Vazhdon me fjalime perçarese dhe po ndjell dhune! Ofendon shqiptaret. Fyen, ironizon dhe perqesh me shume se gjysmen e shqiptareve.

Po luan keq me ndjenjat e tyre.

Hiq dore nga kjo loje, o “trim”!

Nuk do kesh hotel qe te strehon me.

Nuk do kete makine te blinduar te fahihesh ne sediljen e pasme.

Mjaft u perpoqe te perçash shqiptaret. Mallkimet e nenave do i kesh mbi krye. Mallkimi i femijeve te prinderve qe po arreston do te ndjeke hap pas hapi, çdo dite te jetes.

Shuaje kete zjarr pa u ndezur mire, se do digjesh vete ne flaket e tij. Do jene flake shume me te tmerrshme se ato te Ferrit.

Jepi fund, sa pa nisur, luftes vllavrasese mes shqiptareve.

Edi, “trimeria” e bandave e ka fundin shpejt. Edhe haluçinaconet e te “fortit” jane te perkohshme.

Thirri mendjes para se te jete shume vone.

Populli ka nje fjale te urte: “Kur te vijne mendt, nuk t’i hajne as qente”