Ish-deputeti paralajmëron Ramën: Asnjë minutë qetësi për ty

Qytetarët e kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit. Protestuesit dhe simpatizantët ishin të shoqëruar edhe nga ish-deputetët e opozitës si Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook paralajmëron: “Asnjë minutë qetësi për Ramën”.

Kryeministri Rama ndodhet në një takim me mbështetësit e tij në Pogradec, aty ku do të prezantohet edhe kandidati i maxhorancës për bashkinë në fjalë.