Dalin mesazhet. Kryebashkiaku i PS: Të gjithë nga 4 veta në miting me Ramën

Mitingjet e Edi Ramës nëpër rrethet e jugut të Shqipërisë janë kthyer në tubime presioni ndaj administratës shtetërore.

Përveç se shoqërohet me autobusë të mbushur me militantë nëpër rrethe të tjera të vendit, kandidatët e Ramës bëjnë edhe presione ndaj të punësuarve duke i detyruar që të sjellin njerëz me vete. Një rast i tillë është edhe i Gëzim Topçiut në Maliq, kandidat për herë të 7-të në këtë bashki të qarkut të Korçës.

Denoncimi është bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, në rrjetet sociale, ku shkruan: 

Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!

Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!

Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona!

Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjiba dhe familjaret me buken e gojës!