Braimllari, debat me drejtorin e Policisë, Korçë: Mos mbaj gjynahet e Ramës

Banorët e Pogradecit kanë dalë në protestë pranë rrugës ku do të kalojë kryeministri Edi Rama, i cili ka planifikuar një takim në orën 18:00, në këtë qytet.

Pas protestës dje në Korçë, edhe sot shefi i qeverisë është përballur me të tjera protesta.

Bashkë me banorët e Pogradecit ka qenë edhe sekretari i pergjithshem i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i cili është përfshirë në një debat me drejtorin e Policisë Korçë. Debati ka nisur pasi forcat speciale kanë rrethuar banorët protestues.

Në vijim debati mes Braimllarit dhe drejtorit të policisë së Korçës:

Braimlllari, drejtorit të policisë së qarkut Korçë: Ruaj etikën. Je oficer policie, jo oficer politik. Po mban peng qytetarët.
Qytetarët i ke rrethuar me forca speciale. Mos mbaj gjynafet e Ramës.

Braimllari: Lere Ramen, ta menaxhoj budallikun e vet, ti zbato ligjin. Do përgjigjesh personalisht nesë lendon qoftë edhe një qytetar.