A e mbështet Presidenti, Edi Ramën si kryeministër?

Presidenti Ilir Meta është gjatë një interviste për televizionin “Al Jazeera”, është pyetur nëse kryeministri Edi Rama gëzon mbështetjen e tij si president i Shqipërisë.

Meta është përgjigjur se kishte pritur që me kalimin e kohës Rama të ishte më fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën.

Presidenti është shprehur gjatë intervistës, që kryeministri të heq dorë nga retorika përçarëse.

Gazetari: Pyetja e fundit. A gëzon Kryeministri Rama besimin dhe mbështetjen tuaj si kreu i qeverisë së këtij vendi?

Presidenti Meta:Kjo është një pyetje të cilës i jam përgjigjur më parë, kur e kam dekretuar si Kryeministër i Shqipërisë. Prisja që ai me kalimin e kohës në atë detyrë të ishte me fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën, sepse para së gjithash, sfidat me të cilat përballet vendi mund të adresohen me sukses vetëm duke u bazuar në bashkëpunim më të gjerë. Dhe pres që ai ta lërë pas këtë retorikë përçarëse që e përdor aq shumë dhe që nuk po ndihmon mundësinë e një konsensus më të gjerë, por edhe politikat më gjithëpërfshirëse që vendi të jetë më i bashkuar.