Zekthi: Sot kemi krizë organike, kemi qenë gjithmon në krizë

Gazetari Fitim Zekthi i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se kriza që ekziston sot në vend është një krizë organike, pra gjithpërfshirëse.

Zekthi thotë se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në gjendje jo krize.

Zekthi: Unë nuk dua të hyj në udhëtime diakronike në histori për të gjetur krizat tona dikur, sepse ndoshta ne nuk kemi qenë asnjëherë në gjendje jo krize. 40- 50 vite komunizëm kanë qenë një kolaps total. Erdhi komunizmi pati një lloj ripërtëritje të gjërave, por nuk do ti bëjnë dot gjërat kurrë sic i bënë. 

Ajo ripërtëritja e viteve të para, pra një lloj gare ekonomike, lirie ekonomike filloi të prodhojë njerëz që pasuroheshin me kontrabandë dhe trafiqe, të cilët filluan të korruptojnë policin, gjyqtarin, politikanin dhe më vonë ky lloj korrupsioni u moleps aq shumë, saqë mbërriti puna aty ku ai që korruptonte policin apo gjyqtarin në fazën e parë si pasojë e pasurive që u bë me para të pista, ai u bë deputetet, biznesmen. Ai u bë një qenie hibride, e paqartë që është njëkohë si politikani, pedagogu, intelektuali. Kemi prodhuar një lloj qenie në gjykimin tim që merr ndërvete atribute të çuditëshme që nuk di çfarë emri ti vë. Ka prodhuar atë krizë organike.