Zëdhënësi i Presidencës: Mocioni i bandave dhe oligarkëve do marrë përgjigjen e merituar

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ndaj sulmeve që Partia Socialiste dhe zyrtarë të qeverisë kanë bërë këto ditë në adresë të Presidentit, duke deklaruar dhe nisjen e mocionit për shkarkim.

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”,- shkruan në një reagim në Facebook zëdhënësi i institucionit të Presidentit të Republikës.