Zbulohet sa do të përfitojë Sarri te Juvja, bonus për Championsin

Mungon vetëm zyrtarizimi, por me shumë mundësi trajneri i ri i Juventusit do të jetë Maurizio Sarri. Në orët e fundit ka rënë ndjeshëm hipoteza për të parë Guardiolën në krye të ekipit torinez. Por sa do të përfitojë Sarri te Juventusi?

Ish-trajneri i Napolit do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2021, nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, me opsionin për ta zgjatur edhe me një sezon.

Sarri gjithashtu do të ketë edhe një bonus të konsiderueshëm nëse do të arrijë që të fitojë Champions League, i cili është objektivi kryesor i drejtuesve të Juventusit. Kampionët e Italisë pritet që të paguajnë 4-5 milionë euro për ta rrëmbyer nga Chelsea, që duket se do i besojë pankinën Frank Lampard. /Koha Jone/