Voltana Ademi thirrje Ramës: Harroje se mund ta asgjësosh Bashkinë Shkodër

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka denoncuar nëpërmjet një deklarate për shtyp, kërcënimin që u është bërë punonjësve të Bashkisë Shkodër ditën e sotme nga punonjës të prezantuar si policë por të veshur me rroba civile.

Ky kërcënim ka ardhur pas zbatimit që Bashkia Shkodër po i bën dekretit të Presidentit të Republikës për të mos mbajtur zgjedhje më 30 qershor, ku 27 Bashki midis tyre edhe ajo Shkodër, i ka kërkuar KQZ-së që të fillojë lirimin e ambienteve ku do të mbaheshin zgjedhjet.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, i ka dërguar edhe një mesazh të qartë kryeministrit Rama, që të heqë dorë nga kërcënimet dhe ta harrojë se mund të asgjësojë Bashkinë Shkodër, sikundër ka bërë me institucionet e tjera shtetërore.

“Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e sipërpërmendur janë shantazhuar nga punonjës të policisë të veshur civil.

Ata ndër të tjerat i kanë kërkuar verbalisht që në orën 15.30 të paraqiten në zyrën e oficeres së Policisë Gjyësore, Suela Gërxhaliu

Ky është një veprim i paligjshëm që nxit konflikt.

Ky është një veprim që i trajton zyrta e shtetit si seketar privat të Edi Ramës dhe punë shtettëore si punë partie.

Nëse Organi i Prokuorisë ka ndonjë kërkesë ligjore lidhu mbi veprimtarine e Bashkisë Shkodër i kërkoj zyrtarisht që të na informojë sipas procedurave ligjore

Nëse personat civilë të prezantuar si punonjës policië kanë shpërdorur i bëj thirrje zonjës Gërxhaliu të zbatojë menjëherë ligjin dhe të marrë në përgjegjësi penale personat që kanë abuzuar me detyrën në emrin e saj

Bashkia e Shkodër është e vendosur që të zbatojë vetëm ligjin dhe i kërkon Policisë dhe sipas rastit Prokurorisë që të ndalë menjëherë provokimin ndaj Bashkisë Shkodër

Nxitja e konfliktit nga vartësit e Edi Ramës nuk i shërben qytetarëve të Shkodrës.

Si kryetare e Bashkisë së Shkodrës jam e vendosur të zbatoj deri në fund dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shfuqizimin e datës 30 qershor

Asnjë kërcënim nuk më ndal as mua as kolegët e mi  kudo në të gjithë Sjqpërinë që veprojnë në respekt të ligjit dhe të shtetit

Të shtetit të së drejtës, të shtetit personal, Edi Rama nuk ka për ta ndërtuar dot në Shkodër

Ai ka asgjësuar çdo insitucion por nuk mund të asgjësojë dot Bashkinë Shkodër.

Ajo është e të gjithë qytetarëve e zgjedhuin dhe e kanë zgjedhur dhe janë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.