Volejboll/ Husaj kalon te Olympiacos: Nuk e mendova dy herë!

Gazmend Husaj është zyrtarisht një volejboll i Olimpiakosit, kampion i Greqisë në fuqi. Kapiteni i Kombëtares u largua nga kampionati francez ku u shpall kampion me Turs sezonin e fundit. Për Husajn është një përvojë e re. Më herët është aktivizuar edhe në kampionate të rëndësishëm si ai italian apo turk.

 

“Është një nder i madh të jesh pjesë e Olympiakos. E di që është një klub serioz dhe shumë i mirëorganizuar. Do të jap më të mirën për të arritur objektivat në Greqi dhe Europë. Olympiacos çdo vit synon të fitojë të gjitha kompeticionet në të cilat konkurron dhe kjo është diçka që shkon krah për krah me ambiciet e mia.

Në të kaluarën, jam përballur me Olympiacos dhe mund të them se ka qenë një përvojë e veçantë. Di shumë për këtë klub dhe që kur më erdhi si propozim, nuk e mendova dy herë. Dua të luaj për këtë ekip dhe mezi pres që të kënaq tifozët fantastikë”, deklaroi volejbollisti i kombëtares sonë. /Koha Jone/