Victoria Beckham zbulon sekretin për lëkurë të shëndetshme

Stilistja Victoria Beckham është një nga ikonat e stilit, veshjes por edhe kujdesit për veten. Këtë herë në një intervistë për “The Edit” ajo është shprehur rreth kujdesit për lëkurën duke zbuluar ‘sekretin’ e saj.

“Unë takova një doktor në Los Angeles, që quhet Harold Lancer, i cili është i jashtëzakonshëm. Unë e njoh prej vitesh dhe ai më caktoi se çfarë lloj lëkurë kam. Unë kam pasur një lëkurë shumë problematike dhe doktori më tha: ‘Duhet të konsumosh salmon çdo ditë, mëngjes, drekë ose darkë”, -ka treguar Victoria.

Sipas një studimi shkencor Salmoni dhe të tjerë peshq me yndyrë janë të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë A dhe C. Edhe studime të tjera kanë treguar se ka lidhje mes konsumit të peshqve dhe lëkurës së shëndetshme.