Vdes i madhi Franco Zeffirelli, drejtori i filmit italian

Drejtori i filmit italian, Franco Zeffirelli, i famshëm për produksionet e tij, përfshirë adaptimin e tij filmik Romeo dhe Xhulieta, ka vdekur. Djali i Zeffirelli, Luciano, tha se babai 96 vjeçar, vdiq në shtëpinë e tij në Romë, pasi kishte vuajtur për një kohë, por u largua paqësisht.

Drejtori fitoi zemra në të gjithë botën me vizionin e tij romantik dhe produksionet ekstravagante, me stilin e tij shumë të famshëm të dallueshëm në shfaqjen kinematografike të tragjedisë së Shekspirit. Versioni i tij i vitit 1968 ishte një hit.

Zeffirelli ishte gjithashtu i njohur për seritë e shkurtra televizive të Jezusit të Nazaretit, por emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me teatrin dhe operan. Ai prodhikë vepra klasike për operat më të mëdha të botës.

Zeffirelli e bëri qëllim në vetvete që ta bëjë kulturën të arritshme për masat, shpesh duke kërkuar frymëzim tek Shekspiri dhe të tjerë gjigandë të letërsisë për filmat e tij, po aq sa edhe në produksionin e operave që synonin audiencat televizive.