United bën gati 60 mln euro për argjentinasin që mund të zëvendësojë Pogba-n

Manchester United është duke menduar për pasuesin e Paul Pogba. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin argjentinas Giovani Lo Celso, në pronësi të skuadrës së Rosario deri më 30 qershor të këtij viti.

Lojtari, sezonin e fundit luajti në La Liga me ekipin e Betis, ku ishte huazuar. Gjithsesi, skuadra spanjolle ka mbetur e kënaqur nga paraqitja e lojtarit, duke shfrytëzuar klauzolën në favorin e saj, duke blerë nga 1 korriku 100% kartonin e lojtarit.

Sipas “Estadio Deportivo”, skuadra e United ka ofruar 60 milionë euro për talentin argjentinas, për të siguruar transferimin e Lo Celso që në qershor, në mënyrë që ai të jetë gati kur të nisë grumbullimi.