Tetë autobusë nga Shqipëria bllokohen në doganë nga pala kosovare

Tetë autobusë të linjës Tiranë Bajram-Curri janë ndaluar në pikën kufitare të Morinës.

Autobusët janë ndaluar me urdhër të ministrit të Transporteve të Kosovës.

Sipas palës kosovare, autobusët nuk përmbushin kushtet teknike.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Rifat Hajdini, administratori i transportit Bajram Curri-Tiranë.

Ai është shprehur se punon me këtë linj që nga 2010 dhe është i licensuar.

Më tej Hajdini tha se ka një marrëveshje mes dy qeverive për transportin.

Gjithashtu ai ka shtuar se marrëdhëniet mes dy palëve kanë qenë gjithmonë korrekte.