Tayna këtë sezon veror vjen ”Caliente” (VIDEO)

Tayna dhe producenti Cricket kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. “Caliente” mban titullin kënga e tyre e re, e cila në shqip do të thotë “e nxehtë”. Muzika është punuar nga Cricket në “Friend Entertainment Studio”, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna. Kënga ka tematikë dashurie dhe është publikuar me një klip mjaft veror. Xhirimet janë bërë në disa vende në Mal të Zi, ndërsa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.