Skandali i trukimeve në Spanjë, i del emri edhe sulmuesit të Lazios

Gazeta “Marca” ka zbuluar një skandal në lidhje me trukimet në Spanjë, teksa pjesë e saj janë dhe emra të rëndësishme të futbollit si Raul Bravo apo Carlos Aranda. Sipas medieve spanjolle, të përfshirë në këtë skandal rezultojnë edhe sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile dhe klubi i Frosinones.

Emri i Immobiles mësohet të jetë përmendur nga Mattia Mariotti, që i është dedikuar basteve ilegale. Gjatë bisedës Mariotti i shpjegon Arandas që njeh një person, që mund të telefonojë mikun e tij me flokë të gjatë, i cili ka një agjenci ilegale bastesh ku si klient kishte edhe Immobilen.

“Edhe Immobile i Lazios luan me të, është klient i tij, sulmues,” i thotë Mariotti Arandas. Personi në fjalë, të cilit i referohet Mariotti, mësohet se ka patur kontakte edhe me disa futbollistë të Frosinones.