Shoqërohet punonjësi i Rinasit, cili ishte roli i tij në grabitje

Në vijim të hetimeve për super grabitjen e Rinasit, policia ka shoqëruar një tjetër person.

Për momentin nuk ka të dhëna për këtë person, por mësohet që është një punonjës i aeroportit.

Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët e grabitjes, duke i treguar orarin e futjes dhe lëvizjen e parave në pistë.

Që prej pasdites të së premtes, prokurorët e çështjes janë duke marrë në pyetje pjesëtarët e stafit të aeroportit dhe ICTS-së.

Aktualisht për grabitjen në Rinas janë arrestuar 6 persona, ndërsa Klement Çalja është shpallur në kërkim.

Ditën e djeshme, pesë prej të arrestuarve kanë kërkuar ballafaqim me Alkon Bengasin, i cili është autor i modifikimit të furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Të arrestuarit e deritanishëm janë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Oltjon Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela dhe i penduari i drejtësisë, Alkon Bengasi.

Kujtojmë këtu pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku si pasojë humbi jetën Admir Murataj.