Sarri kthehet në telenovelë, babai i tij zbulon situatën me Chelsea-n (VIDEO)

Juventus është në pritje të lirimit të Maurizio Sarrit nga Chelsea për ta zyrtarizuar si trajnerin e ri, por edhe vetë strategu italian është në pritje të lajmeve nga drejtuesit. Në lidhje me këtë argument ka folur edhe babai i ish-trajnerit të Napolit, i pyetur nga youtuberi i famshëm juventin, Giacomo Carolei.

 

“Chelsea nuk e ka lënë ende të lirë. Nuk e di se kur do të mësohet diçka konkrete. Madje nuk e di as ai vetë. Juve? Unë shpresoj që ai të rikthehet në Itali”, deklaroi Amerigo Sarri, babai i ish-trajnerit të Napolit.

Banorët e zonës së Figline Valdarno shpreen të bindur se trajneri i ri i bardhezinjve do të jetë Sarri, por gjithçka do të varet edhe nga Lampard. /R.Lika-Koha Jone/