Real Madrid ka blerë deri më tani 60 gola

Me largimin e Ronaldos, Real Madrid ka humbur gati 50 gola në sezon. Yllin portugez është gati e pamundur për ta zëvendësuar, por skuadra madrilene kërkon të harrojë sezonin më të dobët në histori. Merengues kanë zyrtarizuar deri më tani 5 blerje, të cilët në sezonin e fundit kanë shënuar 60 gola në total.

 

Blerja më e madhe e kësaj vere, Eden Hazard, shënoi plotë 21 gola në sezonin e fundit në Premier League, por ylli belg dha dhe 15 asist për shokët e tij. Më shumë se ai ka shënuar ndërkohë sulmuesi Jovic, i ardhur nga një sezon fantastik me 27 gola nga Eintracht. Të dy së bashku bëjnë 48 gola, duke ju afruar disi sezoneve të Ronaldo.

Sa i përket blerjeve të tjera, Militao ka shënuar 5 gola te Porto, Mendy 3 gola te Lyon, Rodrygo 4 gola me Santosin. Në total numri i golave shkon në 60. /R.Lika-Koha Jone/