Rama pritet me protesta në Korçë, Braimllari përplaset me policinë: Rama e ka vendin në burg

Takimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e anuluara që kryeministri Edi Rama po zhvillon në gjithë vendin, vijojnë të krijojnë revoltë tek qytetarët të cilët e presin kreun e Qeverisë me protesta kudo ku ai shkon. Një protestë e tillë u zhvillua edhe në Zemblak të Korçës, ku banorët e zonës kanë bllokuar rrugën dhe duke brohoritur njëherazi: “Rama Ik!”

I pranishëm në këtë protestë ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, i cili deklaroi se Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime.

Gjatë momenteve të tensionit nuk kanë munguar përplasjet mes Braimllarit dhe drejtorit të Policisë në Korçë.

“Rama nuk ka të drejtë të vijë në Korçë, pasi është pjesë e krimit të organizuar. Nuk mund të inkriminojë dhe Korçën me pjesëmarrjet e tij. Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime. Vendi i Ramës është burgu dhe qytetarët tani e kanë marrë këtë vendim. Do e ndjekim këmba këmbës në çdo cep të vendit sepse Shqipëria nuk meriton një kryeministër të marrë peng nga krimi”, u shpreh ndër tjera, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.

Ish-deputeti i LSI-se,  ka publikuar nje video, ne te cilen duken ne levizje disa furgone policie, qe sipas tij, jane te angazhuar nga kryeministri Rama, per ta mbrojtur ate, teksa ben takimet e fushates elektorale.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, teksa bashkengjit videon, Braimllari thekson se “Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policine nga e gjithe Shqiperia per ta mbrojtur ate ne prezantimin e kandidateve farse ne Korce”.

Postimi i Braimllarit  

Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policine nga e gjithe Shqiperia per ta mbrojtur ate ne prezantimin e kandidateve farse ne Korce.
Ta harroje Edi Rama qe me perdorimin e pushtetit te tij kriminal do te ndale uraganin popullor !
Qytetaret jane te vendosur ti shkojne deri ne fund per Demokraci, standarte dhe liri💪🏻
#Shqiperiashtepiajuaj 🇦🇱