Rama drejt Korçës me autokolona të forcave speciale. Braimllari: Asgjë s’e ndal popullin

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka postuar në Facebook një video që tregon eskortën e Edi Ramës drejt Korçës.

Në pamje shihen dhjetëra makina policie me forca speciale që kanë shkuar për të garantuar takimin e kryeministri. Korça, një nga qytetet kryesore në vend, në këto zgjedhje ka vetëm një kandidat.

“Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policinë nga e gjithe Shqiperia per ta mbrojtur ate ne prezantimin e kandidateve farse ne Korce.  Ta harroje Edi Rama qe me perdorimin e pushtetit te tij kriminal do te ndale uraganin popullor! Qytetaret jane te vendosur ti shkojne deri ne fund per Demokraci, standarte dhe liri💪🏻 #Shqiperiashtepiajuaj 🇦🇱”,- shkruan Braimllari.