Policia dhunon gratë që protestonin sot në Korçë: Na tërhoqën zvarrë. Vendi po kthehet në luftë civile

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta edhe në aksin Korçë-Bilisht. Qindra qytetarë ishin mbledhur për ti bllokuar rrugën kreut të qeverisë, i cili mbrohej nga një numër i madh policësh dhe punonjës së të Gardës.

Pikërisht këta nuk kanë kursyer dhunën ndaj qytetarëve e për më tepër edhe ndaj grave.

Një qytetare nga Korça pretendon se është dhunuar nga policia, teksa ajo ishte duke protestuar në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Sipas qytetares, shteti është kthyer në një shtet policor.

“Jam një zonja nga qyteti i Korçës. Kemi dalë për një protestë paqësore. Duke parë se çfarë zhvillim të bukur po i jep vendit ky njeri dhe që e bëri vendin lesh arapi, dolëm për protestë. Ai që e ka bërë një shtet policor, na ka bërë copë policia. Nuk dua ti ofendoj, por ata janë shndërruar në kafshë. Policia na tërhoqi zvarrë. Ja shikojini faktet. Kam frikë se ky vend do të kthehet në luftë civile. Do vriten vëllai me vëllanë. Më vjen shumë keq, ky është kryeministri i tërë vendit apo vetëm për një pjesë? Kur është kryeministri i gjithë vendit pse nuk del këtu si burrë dhe ta mirëpresim, po fshihet si miu arave. Turp të ketë!”, u shpreh ajo për mediat.