Pedagogu në Akademinë e Arteve pranon flirtet me studentet

Altin Celmeta është ndër fotografët më të mirë në Shqipëri, i cili punon edhe si pedagog në Akademinë e Arteve. Ai ishte i ftuari në rubrikën “Dance ëith Graciano” në RTV Ora, ku zbuloi se ka patur flirte me studentet, por asgjë më shumë se kaq.

Altin Celmeta: E kam me qejf ti shërbej kësaj shkolle sic më shërbeu mua. Kaloj pjesën më të madhe të ditës këtu dhe jam rehat, me njerëzit shkoj shumë mirë, qoftë pjesën e administratës, qoftë me pedagogët. Jam specialist i regjisë së filmit dhe merrem me pjesën teknike. Studentet nëse kanë ndonjë pakënaqësi të vogël, drejtohen tek unë.

Graciano: Akademia ka njerëz të mëdhenj në moshë, edhe studenta. Të ndodh ty, se je edhe cun seksi që të ngacmohesh me studentët?

Altin Celmeta: Ndodh ndonjë gjë e vogël, kalimtare. 

Graciano: Ti nuk ke patur marrëdhënie seksuale me ndonjë nga gocat e shkollës?

Altin Celmeta: Jo deri në atë pikë. Kemi arritur deri tek flirti.