Pasi po fut në konflikt Shqipërinë, Rama u jep mend fuqive botërore për Gjirin e Omanit

Pas takimit në Zëmblak të Korçës ku foli kundër Presidentit, kreu të opozitës dhe gjithë qytetarëve që nuk i cilësojnë normale zgjedhjet pa opozitën, kryeministri ka gjetur pak kohë të merret me situatën ndërkombëtare. Nga Zëmblaku, kreu i qeverisë shqiptare u ka dhënë një leksion SHBA-ve dhe gjithë fuqive ndërkombëtare në OKB-së sesi duhet të sillen për të zgjidhur incidentin e fundit në Gjirin e Omanit.
“Këto sulme në Gjirin e Omanit janë një kërcënim serioz për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë e energjisë. Shqipëria qëndron e vendosur me Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kundër asaj që duket të jetë një provokim tipik i projektuar nga Irani për të përshkallëzuar tensionet”, shkruan Rama në ‘Twitter’.
Teksa jep mend sesi duhet të sillet SHBA përballë kërcënimit të Iranit, kryeministri ende nuk e ka zgjidhur krizën në Shqipëri dhe po e çon vendin drejt një konflikti civil më 30 qershor.

Dy ditë më parë, në Gjirin e Omanit, dy anije cisternë u sulmuan me mina. SHBA bëri përgjegjës Republikën Islamike të Iranit për ngjarjen.