Pas Elbasanit, RENEA zbarkon në Vlorë

Forcat peciale në bashkëpunim me policinë e Vlorës kanë zhvilluar gjatë natës një tjetër operacion, pas atij të djeshmit në Elbasan. Kësaj radhe Forcat RENEA kanë zbarkuar në Vlorë në zonën e Lapardhasë, ku kanë bërë kontrollon e disa banesave dhe kanë sekuestruar një sasi të vogël lëndësh narkotike të llojit kanabis.

Deri në këto momente nuk flitet për persona të arrestuar, por këto operacione pritet të përshkallëzohen në të gjithë vendin.

Siç duket policia e shtetit po bën kontrolle në disa prej qyteteve më problematike për sa i përket krimit në vend, vetëm dy javë para zgjedhjeve lokale, të cilat sipas qeverisë do të mbahen në datën 30 qershor.

Aksioni i djeshëm në Elbasan u finalizua me arrestimin e 11 personave, një pjesë e të cilëve janë anëtarë të fisit Çapak, si dhe disa anëtarë të AMA-s dhe punonjës të administratës.