Paloka ironizon Spiropalin dhe Veliajn

Edi Paloka, ish-deputeti i PD me anë të një statusi ka ironizuar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj si të vetëshpallurit më të shkolluar të Rilindjes.

Paloka ka shkruar:

Deri tani, më të shkolluarit e “rilindasve” janë vetëshpallur Spiropalla e qeverisë dhe Velina e bashkisë, të paktën sipas diplomave që deklarojnë se kanë marrë jashtë…
Për të parën “Don Kishoti është personazh i folklorit shqiptar” kurse për të dytin “Vojo Kushi u vra nga gjermanët kur u hodh këmbëzbathur mbi tank për të mos lejuar që të prisheshin shtëpitë e tironcave…”
Këta i hanë atë që nuk thuhet dhe Byrosë Politike sidomos shoqes Lenka dhe shokut Muho.”