Orinda Huta rikthehet në muzikë

Moderatorja e njohur Orinda Huta është padyshim një ndër personazhet që komentohet shpesh në mediat rozë.

Bukuroshja bjonde prej vitesh ka sjell një sërë emisionesh që janë pëlqyer dhe ndjekur nga publiku.

Po tashmë prej 5 vitesh ajo është tërhequr nga muzika dhe i është përkushtuar plotësisht televizionit. Kur dëgjojmë këngët që ajo ka sjellë, të gjithë bëhemi nostalgjikë për muzikën e saj, por mesa duket paskemi lajme të mira në horizont.

Ditën e djeshme në një intervistë për “Mirage”, Orinda ka zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri. Moderatorja e “Jo Vetëm Modë” gjithashtu ka shtuar se kjo këngë po krijohet nga Pirro Çako edhe pse ende nuk ka shkuar për ta dëgjuar. “Pirro thotë që duhet të vish ta dëgjosh këngën, se ndryshe s’bëhet”, u shpreh ajo duke qeshur.

Tani nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të presim dhe të jemi gjithë sy e vesh tek projekti i saj i ri.