Napoli bën gati 50 milionë euro për Lozanon

Napoli është një nga skuadrat më aktive në merkato nga ekipet italiane. De Laurettis po bën gati disa dhurata për trajnerin Ancelottin në sezonin e ri, duke i vendosur në dispozicion futbollistë cilësorë. Objektivi i radhës është Hirving Lozano.

 

Napolitanët kanë arritur të sigurojnë akordin me futbollistin, i cili pritet të nënshkruajë për 5 vite, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa klubit holandez të PSV-së i janë ofruar 50 milionë euro.

Kjo shifër pritet të bindë holandezët të pranojnë, ndërsa vetëm pasi të mbyllët me sukses kjo marrëveshje, napolitanët do të tentojnë edhe për James Rodriguez. Kolumbiani ndiqet edhe nga Juventusi, pasi bardhezijtë duan t’i plotësojnë dëshirën Ronaldos.