Moment i sikletshëm: Harry urdhëron Meghan- in, por ç’bën ajo?

Sado të përpiqesh të flasësh me pëshpërima, kur je pjesë e familjes mbretërore britanike dhe ke përpara kushedi sa e sa paparacë, vështirë t’u shpëtosh syve të këtyre të fundit. Kështu ndodhi me Harry-n dhe Meghan-in, ku mediat vunë re një moment pikant; atë në të cilin Harry i thotë prerazi Meghan- it të bëjë diçka dhe ajo e bën!

Videoja është e disa ditëve më parë (8 qershor) ku u zhvilluan festimet zyrtare të ditëlindjes së mbretëreshës. Pasi të gjithë pjesëtarët e mbretërisë dolën në ballkonin e pallatit, familja u pozicionua kështu:

Teksa gjendej përpara bashkëshortit, Meghan- i ktheu kokën pas dhe nisur nga leximi i buzëve të Harry- t, duka dëgjohet të thotë “Po, ashtu është”.

Pas pak sekondash Meghan kthehet sërish dhe Harry i thotë: “Kthehu dhe shiko andej”. Nisur nga e gjitha kjo minibisedë dhe serioziteti i Harry-t , njerëzit janë të bindur se atë ditë, diçka nuk shkoi mes tyre.