Mister/Pesë mesazhet sublime të fshehura në pikturat e famshme

Nëse mendoni se vetëm artistët kontemporanë krijojnë vepra me domethënie të fshehura, gabohen dhe shumë madje:

Janë pesë piktorët të cilët kanë pikturuar surpriza të vogla në disa prej pikturave të tyre më të famshme.

Shihni disa nga këto mesazhe sekrete, të pazbuluara deri ditët e sotme:

1. “Vala” (1889), i Ivan Konstantinovich Aivazovskii

Rusi është një ndër emrat kryesorë të romanticizmit të vendit të tij.

Në pikturën “Vala” të vitit 1889, një stuhi shkatërron një anije ndërkohë që disa njerëz përpiqen të shpëtojnë, duke u kapur pas saj. Një lopë e vizatuar në cepin e poshtëm të anës së djathtë, tregon se plazhi është afër dhe se njerëzit kanë mundësinë të  mbijetojnë, të paktën ky është përshkrimi i pikturës.

Aktualisht ajo është ekspozuar në një muze të Shën Petërsburgut.

Ekziston mundësia që lopa të kishte qenë në anije, por qëllimi i vërtetë i piktorit mund të mos jetë shumë i qartë.

2. Salvador Dalí dhe motra e tij

Një nga muzat e para inspiruese të  Dalí, ishte motra e tij Ana Maria, e cila mund të shihet në dy pikturat më poshtë. Piktura e parë “Vajza në dritare”, u realizua në vitin  1925, kur Dalí ishte 21 vjeç.

Pas kësaj, marrëdhënia me  Ana Maria-n, nuk ishte më e njëjta, sidomos pasi piktori rrëfen se ndonjëherë pështynte mbi imazhet e nënës së tij.

Ana Maria publikoi një libër mbi vëllain e saj në të cilin shkruante shumë të vërteta mbi Dalí-në. Për këtë, në vitin 1954, piktori dhe fotografi surrealist pikturoi “Virgjëresha e re e autosodomizuar nga brirët e shenjtërisë së saj”, vepër në të cilën thuhet se u hakmorr ndaj së motrës.

3. “Vajza e re vishet” (1889-90), e Georges Seurat

Seurat është një piktor francez i rrymës neoimpresionuese, por zakonisht nuk pikturonte portrete.

Në këtë pikturë të fmashme, tregoi për jetën e tij, shumë të rezervuar, kur pikturoi të dashurën e tij   Madeleine Knobloch. Në momentin e publikimit të veprës, lidhja ishte ende një sekret, ndaj mendohet se autoportreti origjinal i  Seurat, që duket në dritaren e vogël në këtë pikturë, të jetë zëvendësuar me një vazo të thjeshtë lulesh.

4. “Shkolla e Athinës” (1509-11), e Raffaello-s

Një ndër pikturat më të famshme të Rilindjes, ‘Shkolla e Athinës’ është një festival me mesazhe sublime.

Në portretet e filozofëve të ndryshëm grekë, Rafael ka vënë fytyrat e disa prej bashkëkohësve të tij.

Herakliti (1) ka fytyrën e Mikelanxhelos, Platoni (2) të Leonardo da Vinci-t dhe piktori Apeles (3) ka fytyrën e vetë Raffaellos!

5. “Vajza me vath perle” (1665), e Johannes Vermeer

Karakteristika kryesore e kësaj pikture klasike holandeze është vathi me perlë thuajse në qendër të telajos.

Studimet e kohëve të fundit kanë evidentuar se, në fakt, mund të mos jetë fare një perlë, kjo pasi nuk ka një të tillë me të tilla përmasa, as një vath të tillë.

Vermeer ka dashur të fshehë një mesazh me të tilla ‘truke’? Sigurisht!

Por deri më tani, kërkuesit nuk kanë arritur dot të kuptojnë se çfarë mund të ketë qenë.