Mediat italiane këmbëngulin, Strakosha drejt transferimit në Premier League

Fillimisht nisën si zëra merkatoje, por tashmë kanë filluar që të bëhen tentativa reale. “Corriere della Sera” raporton se Thomas Strakosha mund të përfundojë në Premier League gjatë kësaj vere, në një kampionat yjesh, ku përfitimet do të jenë më të mëdha. Mes skuadrave që kanë shfaqur interes për portierin e Lazios janë: Arsenal, që kërkon një portier të ri, Tottenham që me shumë mundësi do të largojë Lloris-in.

 

Nuk qëndron pas as West Ham, që ka avantazhin e marrëdhënieve shumë të mira me bardhekaltrit, pasi dhe me parë ka bërë operacione të suksesshme si në rastin e Felipe Anderson. Në ditët në vijim mund të kemi edhe zhvillime konkretet, teksa klubet angleze mund të hapin një ankand, që mund të lërë të kënaqur të gjitha palët.

Një vit më parë shfaqi interes Liverpool – Kampionët e Europës kërkuan informacione për portierin e kombëtares sonë, para se të nisnin ofensivën për portierin Alisson. Tashmë pretendetët janë më të shumë në numër. Lotito ka “ngritur” murin, dhe nuk ka ndërmend që të heq dorë pa 40 milionë euro, madje mund të shkojë deri në 50 milionë euro. Një ofertë që do të ishte shumë e rëndësishme, i cili është zbuluar nga Tare dhe më pas pati një rritje profesionale të jashtëzakonshme nën drejtimin e Inzaghit.

Largimi i mundshëm i Strakoshës – Drejtuesit bardhekaltër nuk duan që të mbeten të befasuar nga merkato, ndaj kanë nisur që të mendojnë edhe për zëvendësuesin e mundshëm. Nuk ka qenë rastësi përshtatja e portierit shqiptar në rolin e titullarit, duke i marrë vendin gradualisht Marchetti-t. Tare e ka gjetur zëvendësuesin, i cili mund të jetë Alban Lafont. I cilësuar si Donnarumma i Francës, portieri aktual i Fiorentinës është në listën e drejtorit shqiptar. Ai madje ka bërë gati edhe një ofertë që mund të shkojë në 15 milionë euro për të bindur drejtuesit e skuadrës vjollcë për ta lënë të lirë. /Rozalb Lika-Koha Jone/