“Me qetësi drejt datës së dytë të zgjedhjeve”, kryebashkiakja publikon vendimin: E negociuar nga të gjithë

Edhe Bashkia e Prrenjasiit si shumica e bashkive që drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës, ka marrë vendimin për zbatimin e dekretit të presidentit lidhur me datën e zgjedhjeve vendore.

Kryetarja Miranda Rira ka publikuar vendimin për ku I kërkohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambienteve të gjimnazit “Halit Bërzeshta” dhe mosafishimin e listave të zgjedhësve të bashkisë Prrenjas!

“Duke njohur dekretin e Presidentit si aktin e vetëm legjitim që përcakton datën e zgjedhjeve, me anë të kësaj shkrese vumë në dijeni Kryeministrin e vendit, KQZ, Presidentin dhe Prefektin e qarkut Elbasan, mbi lirimin e ambienteve të gjimnazit “Halit Bërzeshta” dhe mosafishimin e listave të zgjedhësve të bashkisë Prrenjas!”,shkruan Rira në Facebook.

Ajo vijon më tej argumentimin e aj se zgjedhje farsë dhe pa opozitën nuk do të ketë, ndërkohë që shton se duhet të presim datën e dytë tyre e negociuar sipas saj midis të gjithë aktorëve politik bnë vend.

“Zgjedhje farsë, votime monopartiake, votime pa garë dhe pa gjysmën e popullsisë, jo vetëm që dëmtojnë rëndë imazhin dhe standartin e zgjedhjeve, por ato nuk do të jenë në të mirë të askujt! Zgjedhje në 30 Qershor, nuk ka⛔️⛔️❌❌ Le të presim me qetësi, datën e dytë të zgjedhjeve, datë e negociuar ndërmjet të gjithë aktorëve politikë!”, shkruan kryebashkiakja e Prrenjasit.