Maliqi ironizon fushatën e Ramës: Kalorësi rilindas shkëlqen me marrëzinë e tij

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi vijon të sulmojë kryeministrin Edi Rama, duke ironizuar fushatën elektorale që ai po zhvillon në rrethe në një kohë që vetë zgjedhjet janë anuluar.

Reagimi i Lefter Maliqit

Kalorësi global shkëlqen me marrëzinë e tij. Kalorësi i fytyrës së vrerosur “Don Kishoti” do harrohet shpejt. Mendoj që kalorësi rilindas i fytyrës së vrerosur Don Kishoti i PS mund të shkarkojë jo vetëm Metën apo Pendarovskin, por edhe Merkelin dhe Bundestagun. E vutë re se si e “injoroj” Bill Klintoni 😂😂. S’keni parë gjë akoma, s’janë profecitë e fallxhores, por parashikimet e analistëve të televizionit më të ndjekur në Glob, Ertv. Burrat nën hije si Gramozi lozin e kuvendojnë pika që s’u bie se nga Taulanti që kërkon një motër shpresojnë😂😂😂✌️✊💪.