Ku ndryshon Mon Kukaleshi nga Sandër Lleshi?

Nga Ylli Dylgjeri –

Për ato që nuk e dinë, Mon Kukaleshi ka qënë Shef i Komisariatit të Policise së Tiranës në kohën e pushtimit italian, kur Prefekt i Tiranës ishte Qazim Mulleti.
Veç fundores Lesh në mbiemër, ajo që i dallon të dy titullaret e lartë të rendit është qëndrimi ndaj njeriut, ndaj qytetarit.
Të dy Leshajt ndalonin kryengritësit .
Moni ndalonte komunistët, e Sandri po ndalon demokratët.
Po ku dallojnë?
“Çdo muaj, nëse burgoset një njeri më pak, atëherë shoqëria ka reflektuar një hap më shumë drejt emancipimit dhe respektimit të rregullave qytetare”- do të deklaronte Mon Kukaleshi aso kohe(dy fakultete kishte).
Ndërkohë, e kundërta po ndodh sot me Ministrin Lleshaj. Çdo ditë, po rritet numri i të ndaluarve, larg emancipimit e qytetarisë së Monit.
Hajde pastaj e mos e lavdëro Monin.