Kryeministri Rama pritet me protesta në Devoll, policia provokon banorët

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta edhe në bashkinë e Devollit.

Simpatizantë të opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Në rrugën ku janë grumbulluar protestuesit ka edhe prani të shtuar të forcave të policisë, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje verbale.

Siç shihet edhe nga pamjet, kryebashkiaku Bledion Nallbati ka debatuar me forcat e policisë.

“Ika andej, mos guxo“, dëgjohet t’i thotë Nallbati efektivëve të policisë.

Opozita nga ana e saj i kërkon policisë që mos provokojë, ndërsa kjo e fundit kërkon që protestuesit të lirojnë rrugën.

Ndërkaq, edhe nga protesta në Zemblak të Korçës, është shënuar një tjetër përplasje mes policisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

“Policia provokon qytetaret.  Policia te ndaloje banditet, jo qytetaret. Policia te ndaloje Edi Ramen si perfaqesues i krimit”, deklaron Braimllari.