Kosova nuk lejon kalimin tranzit të autobusëve të Bajram Currit drejt Tiranës

Pesë  autobusë të linjës Bajram Curri- Kosovë- Tiranë nuk lejohen ta kalojnë pikën doganore të Morinit.

Gazetari i RTV Ora në Kukës, informon se autobusët janë bllokuar prej disa orësh për shkak të një urdhri të ministrisë së Transportit të Kosovës.

Urdhri nuk i lejon kalimin tranzit këtyre autobusëve në Kosovë për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet teknike, por një përfaqësues thotë se nuk kanë qenë në dijeni të këtyre kushteve.

” Ne punojmë prej vitit 2010. Për kalimin tranzit përmes Kosovës autobusët e shoqërisë ” Rilindi” dhe shoqërisë “Dragoni” janë bllokuar në pikat hyrjes së Qafë Morinës dhe Vërmicë me arsyetimin se është një urdhër nga Ministria e transportit të Kosovës përmes territorit të Kosovës. 

Në urdhër thuhet se nuk plotësohen kushtet teknike të kalimit tranzit por ne nuk jemi njoftur asnjëherë dhe nuk kemi marrrë asnjë penalitet.” Thotë një përfaqësues.

Mes pasagjerëve që presin prej disa orësh në diell në Morinë ka dhe fëmijë.

/Ora News