Kim ka harxhuar shifrën marramendëse për veshjen në “Shtëpinë e Bardhë”

Personazhi i njohur televiziv Kim Kardashian dhe familja e saj shquhen për jetën e tyre mjaft luksoze. Këtë fakt e ka shfaqur edhe njëherë Kim kohët e fundit kur ishte e ftuar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo u shpreh përpara një kasti politikanësh në lidhje me drejtësinë penale dhe kishte zgjedhur të vishte një kostum të zi serioz.

Çfarë ka çuditur është shifra që Kardashian ka harxhuar për veshjen e saj. Sipas faqes “Page Six” ajo ka shpenzuar rreth 72 mijë dollarë për veshjen dhe çantën e saj.

Ajo kishte zgjedhur një xhaketë dhe një palë pantallona nga “Vetements” që kushtonin të dyja bashkë 2.135 dollarë.

Ndërsa si aksesorë Kim mbante një çantë “Hermes”, e cila kushton rreth 70 mijë dollarë. Nuk hera e parë që Kim Kardashian shpenzon shifra të tilla për veshjet.

Kohët e fundit ylli televiziv ka nisur studimet për drejtësi dhe për këtë arsye ishte e ftuar speciale në këtë konferencë nga Shtëpia e Bardhë.