Këngëtarja shqiptare: Jam yll rroku, prandaj ha hamburger me ar

Bebe Rexha është një prej artisteve me famë botërore, e cila merr miliona klikime dhe ngjit toplistat muzikore me këngët e saj.

Ajo ka treguar se është një yll i vërtetë rroku dhe këtë e tregon ushqimi që konsumon.

Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet me një hamburger në dorë, Bebe tha: “Po ha këtë hamburger ari 24 karatësh. Jam një yll rroku dhe kjo është ajo cfarë hanë yjet e rrokut.”

Bebe njihet si një artiste pa komplekse, e cila bën cfarë dëshiron dhe nuk shqetësohet aspak për paragjykimet e të tjerëve.

 

View this post on Instagram

 

Even my burgers are gold 👑 #LegendsOnly #HardRockPartner 24 karat gold steak burgers available only at @hardrockcafe

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on