Kejsi uron ditëlindjen dhe lirimin e Stresit: Kurrë mos u dorëzo

Reperi Stresi është mirëpritur me festë nga miqtë dhe të afërmit e tij në mesnatë kur u lirua nga burgu.

Për fat, lirinë e mori ditën e lindjes. Sot ai mbush 32 vjec dhe partnerja e tij Kejsi, tepër e lumtur ka shprehur urimin e saj në një postim në Instagram.

“Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde ta merrja unë dhuratën e shtrenjtë. Zoti të ndricoftë cdo hap që hedh në jetë dhe të plotësoftë cdo dëshirë! Kurrë mos u dorëzo! Ke qenë, je, dhe do jesh përjetësisht my badboy4life që gjithë jetën ma ken ndryshuar që me shikim të parë”, shkruajti Kejsi.

Gjykata e dënoi Stresin me 3 vite burg por për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi është ulur në 2 vjet, ndërsa togat e zeza vendosën të pezullojnë pjesën e mbetur të dënimit, duke urdhëruar lirimin e tij dhe lënien në liri me kusht.

Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri.

Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës “Partizani”.