Hasa: Edhe ne kemi një limit, po u tërhoqëm njerëzit do bëjnë çfarë të duan

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se njerëzit janë të irrituar dhe kjo është arsye që dalin në protesta.

Hasa tha se edhe opozita e ka një limit dhe nëse ky limit arrin me tërheqjen e tyre, njerëzit do të bëjnë çfarë të duan. Sipas tij, në këtë rast Rama do të ketë fundin e keq.

Xhoi Malësia: Janë ezauruar mjetet paqësore në këtë protestë?

Endri Hasa: Ne jemi munduar në detyrën tonë si opozitë të qetësojmë njerëzit, por irritimi i tyre ka arritur atje ku nuk mban më. Kemi dhe ne një limit, ka dhe një moment kur ne do të tërhiqemi dhe po u tërhoqëm njerëzit do bëjnë ç’të duan. Nëse njerëzit do bëjnë ç’të duan, fundi i tij do jetë shumë i keq. Njerëzit na hakërrehen neve se ne vihemi ndërmjet njerëzve dhe shtetit. Ne jemi për ta mbrojtur shtetin, por jo për të mbrojtur kriminelët dhe bandat. Rama do të rrijë me bandat dhe të blejë pushtet. Ai ble gjithçka dhe në momentin kur mediat e huaja po e nxjerrin zbuluar nuk di çfarë të thotë.