Giampaolo kërkon te Milani mesfushorin e Arsenalit

Marco Giampaolo shumë shpejt do të zyrtarizohet te skuadra e Milanit. Trajneri italian ka zgjidhur kontratën me Sampdorian, teksa tashmë ka nisur që të bëjë planet e së ardhmes. Lucas Torreira është objektivi numër një për mesfushën e kuqezinjve.

 

“Topçinjtë”, në fakt kanë paguar 30 milionë euro një vit më parë dhe tani kërkojnë të paktën 40, një shifër që duket e lart për skuardrën milaneze. Mbetet të shihet nëse “topçinjtë” do të heqin dorë për një shifër më të ulët, pasi edhe vetë futbollisti ka shprehur dëshirë për t’u rikthyer në Seria A.

Image result for giampaolo torreira