Berisha: Vdes një nga truprojat e Ramës. Sandër Lleshi: Nuk është e vërtetë

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar policinë se po fsheh sipas tij një ngjarje të rëndë të ndodhur në Librazhd, ku, një nga truproja e kryeministrit Rama ka ndërruar jetë, ndërkohë që një tjetër është rëndë. Me një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital shkruan se “Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndërruar jetë dhe tjetri është në gjëndje të rëndë”.

Postimi i Berishës: “Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit te Edvinit ne Librazhd. Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende. Iu bej thirrje mediave te hetojne kete çeshtje. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Pershendetje doktorr Po qarkullojne lajme Qe mund te kete vdekur njeri nga 2 bodygarden qe shtypi eskorta rames Tjeteri eshte ne gjendje te rende por policia dhe garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gje”.

Ndaj deklaratave të Berishës ka reaguar Ministrja e Brendshme. Në një deklaratë për mediat, Ministria informon se nuk ka asnjë gardist të lënduar në takimet elektorale të Edi Ramës. “MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.
Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve. Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

berisha