Brazili shkatërron Bolivinë në sfidën hapëse të Kupës së Amerikës (VIDEO)

Brazili e ka nisur me këmbën e mbarë edicionin e 46 të Kupës së Amerikës, , pasi arriti të fitojë me rezultatin e pastër 3-0, në sfidën hapëse përballë Bolivisë.

Pa Neymar, i cili u dëmtua një javë para startit të kompeticionit, ishte Philippe Coutinho, ai që mori për dore skuadrën e Tites dhe pasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të me 11-metërsh, dyfishoi avantazhin 3 minuta më vonë.

Goli i tretë dhe i sigurisë për Brazilin, erdhi vetëm 5 minuta nga fundi, ku ishte sulmuesi që erdhi për të zëvendësuar Neymar, Everton, ai që dërgoi topin në rrjetën e portës së Bolivisë.

Sot në fushë do të zbresë Argjentina e Lionel Messit, që do ta startojë këtë edicion të Kupës së Amerikës, me sfidën përballë Kolumbisë.