Basha: 30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës

Duke marrë shkas nga këmbëngulja deri në lajthitje e mazhorancës dhe kryetarit të saj Edi Rama për të zhvilluar zgjedhjet vendore, duke refuzuar njohjen e dekretit të Presidentit për anulimin e tyre, kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës.

Përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”, shprehet Lulzim Basha.