Balliu, Ramës: Korça ta dha mesazhin, por s’ke parë gjë akoma…

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar ndaj takimeve që po zhvillon Edi Rama sot në Korçë. Në një postim në Facebook, Balliu shprehet se protestat e qytetarëve po tregojnë se kryeministri nuk është i mirëpritur në asnjë qytet të vendit.
Erdhe në Qarkun e Korçës por ti nuk shkel dot në asnjë vend pa gjetur protesta, pa gjetur revoltën qytetare.
Katër herë ndërrove rrugën dhe vendin e takimeve nga frika e qytetarëve, të cilët kanë që në mëngjes që të kërkojnë, por ti fshihesh dhe mbrohesh njësoj si narkotrafikantët e shpallur në kërkim. Sot i tmerruar bën presion me
Policinë.S’KE PARË GJË AKOMA!“,- shkruan Klevis Balliu.