Analiza për sëmundjet gjenetike edhe në spitalin”Mbretëresha Geraldinë”

Pas investimit të kryer në vitin 2018, është kompletuar funksionimi i “Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike” pranë spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, ku sot mundësohet kryerja e analizave të ndryshme gjenetike. Pranë kësaj qendre kryhen analiza të ndryshme për sëmundjet gjenetike nëpërmjet ‘Amniocentezes’, procedure e cila bëhet në javën e gjashtëmbëdhjetë të shtatzënisë. Nëpërmjet kësaj procedure merret lëngu amniotik dhe analizohet për praninë e sëmundjeve si: fibroza cistike, distrofia muskulare, sindroma down, talasemia etj.