Amal e prerë, bën që George Clooney të heqë dorë nga motoçikletat

Aktori i njohur hollivudian George Clooney është shprehur në një intervistë për mediat e huaja se ka hequr përfundimisht dorë nga përdorimi i motoçikletave.

I ftuar në emisionin “This Morning”, Clooney ka theksuar se ka qenë bashkëshortja e tij Amal, e cila e ka marrë këtë vendim dhe aktori dhe ka vendosur t’a respektojë.

Diçka e tillë ka ndodhur pas një aksidenti që Clooney ka pësuar gjatë xhirimeve të filmit të tij më të fundit  në Itali që për pak i kushtoi jetën.

Kjo mendohet të jetë dhe arsyeja kryesore që ai nuk mund të përdorë më një motoçikletë. Pas kësaj ngjarje ndonëse ai nuk pati lëndime serioze, Amal ka qenë shumë e shqetësuar.

“Ishte një nga ato bisedat e prera. Ne po ktheheshim nga spitali dhe Amal më tha vetëm dy fjalë: ‘Kaq ishte’, aty u mor edhe vendimi”,-u shpreh George.

Amal dhe George kanë së bashku dy fëmijë.