Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, një vdes në vend, dy plagosen

Një përson ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal, duke sjelle edhe pasojat e renda.

Për shkak të përplasjes së fortë, ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Gjokaj ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, raporton BalkanWeb.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.