41 mijë biznese drejtohen nga femrat – Shumica e “shefeve” dominojnë në Tiranë

Mbi 15 mijë e bizneseve në Tiranë drejtohen nga femrat. Ndërsa numri i subjekteve në kryeqytet ka ardhur në rritje nga viti në vit, po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë një shefe, pavarësisht se shumica drejtohet nga meshkujt. Konkretisht 15.467 biznese kanë administratore ndërsa 31.090 janë në pronësi të gjinisë mashkullore

Referuar të dhënave të publikuara nga Bashkia Tiranë, duke bërë një analizë që nga viti 2010, sipërmarrjet e drejtuar nga meshkujt kanë pasur luhatje të vazhdueshme, ndërsa në vitin 2018 kanë pësuar rritje, ku llogariten 31.090 biznese të drejtuara nga gjinia mashkullore.

Por ndryshe ka ndodhur me ato ndërmarrje që drejtohen nga femrat. Kështu, nga 10.936 subjekte në vitin 2010, rritja ka qenë progresive nga vitit në vit, ndërsa në 2018-ën ka pasur një rënie krahasimisht më vitin paraardhës.

Në rang kombëtar, rreth 121 mijë subjekte janë në pronësi të gjinisë mashkullore, dhe rreth 1/3 apo 41.825 prej tyre në pronësi të femrave.

/SCAN